Rama: Qeveria nuk ka shkop magjik, duhet të vazhdojmë në drejtimin që kemi marrë
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjirokastër këtë të shtunë ku po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarë të ndryshëm.
Kreu i qeverisë tha se qeveria nuk ka shkop magjik, por duhet vazhduar me punën që është nisur. Ai theksoi se vetë hyn tek personat e pakënaqur pasi mendon se ka ende shumë punë të bërë.
Sipas Ramës ato që janë arritur bëjnë të kuptojmë se rruga që kemi marrë është drejtimi i duhur dhe duhet vazhduar në këtë mënyrë.
“Qeveria nuk ka një shkop magjik ajo që na duhet është të punojmë pa u ndalur dhe të rezistojmë me durim përballë vështirësive, përballë pengesave të trashëguara apo përballë pengesave të papritura që na dalin, siç kanë qenë dy goditje të mëdha. Qoftë tërmeti, i cili na vuri përpara domosdoshmërisë për të shikuar shumëçka në aspektin e prioriteteve. Qoftë edhe pandemia që na vuri përpara sfidës së madhe të mbrojtjes së jetës dhe uljes maksimalisht të kostove të rënda në shëndetin e njerëzve.
Unë hyj tek të pakënaqurit sepse mendoj se ka shumë për të bërë se koha nuk pret në sensin e viteve që kalojnë dhe se çfarë kemi bërë vlen vetëm për të kuptuar që rruga është e duhura, drejtimi është i duhuri dhe duhet vetëm të këmbëngulim dhe të vazhdojmë drejt”, tha Rama./tvklan.al