Bllokimi i kolektorëve në Elbasan shkakton dëmtimin e rrugëve nga ujërat e zeza (9 Maj 2001)


Bllokimi i kolektorëve në Elbasan shkakton dëmtimin e rrugëve nga ujërat e zeza (9 Maj 2001)

12:50 09/05/2001

Në rrugën “Janaq Kilira” në Elbasan Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime duhet të ndërhyjë çdo javë për të normalizuar kolektorët e ujërave të zeza që po dëmtojnë dhe asfaltin e rrugës së shtruar 1 vit më parë. Kështu rrugët e Elbasanit po dalin jashtë përdorimit dhe kjo për shkak të kolektorëve të amortizuar të ujërave të zeza të ndërtuar në vitin 1962, por dhe për faj të bashkisë së këtij qyteti.

Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve e kishte paralajmëruar bashkinë që në qershor 2000 duke këmbëngulur se më parë duhej të kryhej riparimi i kolektorëve, por bashkia e injoroi këtë kërkesë dhe rrugët u asfaltuan. Më pas bashkia ka refuzuar dhe kërkesën e ndërmarrjes për një fond prej 6 milionë lekësh për të rikonstruktuar 600 metra kolektorë. Por, riparimet e vazhdueshme i kanë kushtuar ndërmarrjes 12 milionë lekë. Ujërat e zeza rrezikojnë gjithashtu jetën e 30 mijë banorëve të lagjeve përreth./tvklan.al






Të ngjashme