Librazhd, mbeturinat digjen në dalje të qytetit, banorët ankohen për aromën (10 Maj 2001)


Librazhd, mbeturinat digjen në dalje të qytetit, banorët ankohen për aromën (10 Maj 2001)

15:53 10/05/2001

Po bëhen 3 vjet që mbeturinat e qytetit të Librazhdit hidhen në një vend në dalje të qytetit pa asnjë lloj rregulli. Gjatë gjithë ditës dhe gjatë gjithë natës, nga djegia e tyre çlirohet një erë e keqe dhe banorët aty pranë nuk mund të hapin as dritaret e shtëpive të tyre. Janë rreth 60 familje të cilat ankohen për këtë problem. Por, deri tani nuk është dhënë asnjë lloj përgjigje për veprën e tyre.

Dikur ky vend ishte vendosur provizor nga Bashkia për hedhjen e mbeturinave deri në gjetjen e një vendi më të përshtatshëm. Sipas specialistëve të bashkisë, mësohet se sipas studimeve të bëra deri tani janë gjetur dhe vendet e përshtatshme ku mund të hapen gropa për mbeturina, por për realizimin e tyre nuk ka fonde. Kështu banorët do të vazhdojnë të durojnë erën e keqe të plehrave të djegura./tvklan.al

Gazetare: Fjodora Fjora






Të ngjashme