Amnisti vaksinash për emigrantët


Amnisti vaksinash për emigrantët

07:00 09/02/2021

Britania e Madhe ka vendosur të vaksinojë edhe emigrantët e paligjshëm

Emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe do t’u jepet një “amnisti” për të marrë dozën e vaksinës anti-Covid. Ky vendim vjen si pasojë i arritjes së qëllimit të “imunizimit të tufës” dhe përshpejtimit të lehtësimit të masave anti-Covid.

Të gjitha kategoritë e emigrantëve edhe ata të cilët futen ilegalisht në Britani, do të sigurohen se nuk do të ketë pasoja për ta nëse paraqiten për të marrë dozën e vaksinës anti-Covid.

Në Britaninë e Madhe ka shumë shqiptarë të cilët në një formë apo një tjetër arrijnë të futen ilegalisht në vend, me shpresën për një të ardhme më të mirë. Pra ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë shqiptarët të cilët ndodhen aktualisht ilegalisht.

Numri total i infektimeve ka shkuar 3,945,680, ndërkohë që ai i viktimave është 112,465 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë. Britania e Madhe është një nder vendet më të prekura për sa i përket pandemisë dhe pasojave të saj socio-ekonomike, si dhe vendi i parë i cili ka nisur vaksinimin kundër koronavirusit në botë.

Klan News






Të ngjashme