Pa asnjë investim dhe të ardhura, jetesa e vështirë në komunën e Trebishtit Bulqizë (15 Maj 2001)


Pa asnjë investim dhe të ardhura, jetesa e vështirë në komunën e Trebishtit Bulqizë (15 Maj 2001)

12:22 15/05/2001

Komuna e Trebishtit shtrihet 60 kilometra larg qytetit të Bulqizës nënjë nivel 700 metra nga niveli i detit dhe ka një popullsi prej 2 mijë banorësh nga 5 mijë që ka patur vite më parë. Përbëhet nga 5 fshatra si Trebishti, Ostreni, Niklenja dhe Vernica. Popullsia e kësaj zone merret kryesisht me ndërtim, bujqësi, blegtori, por e ardhura kryesore është emigracioni i të rinjve jashtë Shqipërisë.

Këtu në këtë komunë trajtohen 190 familje me përkrahje sociale që përfitojnë nga 15 mijë lekë të vjetra në 30 mijë lekë të vjetra, por që nuk përballojnë dot kushtet e jetesës dhe fondi i akorduar për këto punë vjen në masën 60%. Për vitin e kaluar janë akorduar 150 milionë lekë investime, kryesisht në rrugë dhe ujësjellësa. Ndërsa për këtë vit, deri tani në komunën e Trebishtit nuk ka asnjë investim, ndërkohë që janë bërë përpjekje nga stafi i komunës për të tërhequr fonde për projektin e pyjeve./tvklan.al






Të ngjashme