Miss Shqipëria 2001 xhiron videoklipet e natës finale (15 Maj 2001)


Miss Shqipëria 2001 xhiron videoklipet e natës finale (15 Maj 2001)

13:00 15/05/2001

Ka përfunduar faza e parë e videoklipeve për spektaklin e bukurisë Miss Shqipëria 2001. Të 24 vajzat konkurrente të këtij spektakli dhe regjisori Petro Bozo, kanë realizuar xhirimet në kalanë e Rozafës në Shkodër dhe në pikat turistike më të bukura të qytetit të Ulqinit. Vetëm 2 javë na ndajnë nga nata e magjishme ku do të kurorëzohet bukuroshja shqiptare e vitit 2001. Kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë spektakël artistë të njohur vip si këngëtari italian Umberto Toci, këngëtarja Katia si dhe grupi i njohur austriak Jum./tvklan.al

Gazetare: Fjodora Fjora






Të ngjashme