Përmbarimi në Gjirokastër nis sekuestrimin për debitorët e KESH – (13 Maj 2001)


Përmbarimi në Gjirokastër nis sekuestrimin për debitorët e KESH – (13 Maj 2001)

16:07 13/05/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Punonjësit e zyrës së Përmbarimit dhe ekspertët e filialit elektrik në Gjirokastër, kanë nisur ekzekutimin e 102 vendimeve gjyqësore në ngarkim të subjekteve private debitor ndaj këtij filiali. Operacioni nisi fillimisht në dyqanet përreth Qafës së Pazarit, por shumë shpejt ai do të shtrihet në dyqanet dhe lagjet e tjera në të gjithë zonën ish-industriale, ku numri i debitorëve është edhe më i lartë.

Drejtori i filialit elektrik në Gjirokastër Agim Hoxha pohon, se 102 subjektet nuk kanë shlyer detyrimet e tyre për konsumin e energjisë elektrike dhe për këtë janë paditur në gjyq nga ana e tyre. Tani qe vendimi gjyqësor ka marrë formë të prerë, zyra e përmbarimit ka nisur ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Hapi i parë është ndërprerja e energjisë elektrike deri në shlyerjen e detyrimit, ndërsa më tej përmbaruesit do të sekuestrojnë pasurinë e këtyre subjekteve në masën e detyrimeve të tyre financiare./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme