Rrëzohet padia e shqiptarëve ndaj Vulin


Rrëzohet padia e shqiptarëve ndaj Vulin

19:53 09/02/2021

Gjykata e Beogradit nuk e konsideron nxitje urrejtje termin pezhorativ të ministrit

Gjykata e Lartë e Beogradit e ka hedhur të pabazë padinë e Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve kundër Aleksandar Vulin, më parë Ministër i Mbrojtjes dhe Shef i Zyrës për Kosovën, kurse tani Ministër i Punëve të Brendshme, pasi konsideron se nuk ka nxitur urrejtje me përdorimin e termit pezhorativ ‘shiptari’ për shqiptarët.  

Kjo ka bërë që deputeti shqiptarë, Shaip Kamberi, të mbajë një fjalim në gjuhen shqipe në Kuvendin e Serbisë, pa përkthim, duke e quajtur këtë akt dhe sjellje si të pa pranueshme.

Në qytetin e Bujanocit, kryetari i Këshillit Kombëtarë Shqiptarë, Ragmi Mustafa, i cili edhe ka bërë padinë ndaj ministrit, thotë se gjykata ka bërë sqarime absurde lidhur me padinë e tij.

Një pjesë e shtypit serb dhe Ministri Vulin kanë rikthyer emërtimet pezhorative në diskursin publik në Serbi, ndonëse për këtë në sistemin gjyqësorë ekzistojnë disa aktgjykime që termin ‘shiptari’ e quan të ndaluar.  

Klan News






Të ngjashme