Shpresa për të ulur ndotjen në atmosferë


Shpresa për të ulur ndotjen në atmosferë

22:55 09/02/2021

Ekspertët, inteligjenca artificiale do të reduktojë energjitë e panevojshme

Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në reduktimin e çlirimit të dioksidit të karbonit në atmosferë deri në 10% brenda vitit 2030. Sipas parashikimeve bëhet fjalë për një reduktim prej rreth 2.6-5.3 giga ton dioksid karboni. Duke rritur ndjeshëm mundësitë për të respektuar edhe traktatet e klimës së Parisit e me një impakt pozitiv deri në 2.6 mijë mld $. 

Forca e inteligjencës artificiale qëndron në kapacitetin për të mësuar nga eksperienca, duke shfrytëzuar aftësinë për të mbledhur informacion nga shumë burime e duke arritur në një përmbledhje komplekse dhe të sintetizuar përllogaritjesh shumë më shpejt sesa njeriu. Kjo aftësi nëse shfrytëzohet në mënyrën e duhur, mund të ndihmojë në marrjen e vendimeve shumë më të shpejta dhe me efikase, duke reduktuar çlirimin e gazrave serrë dhe kostot financiare.

Sipas ekspertëve, mund të ketë rol themelor në mbështetje të kompanive, në luftën kundër ndryshimeve klimatike, veçanërisht në sektorët e transportit, industrive dhe të sektorit energjetik.

Klan News






Të ngjashme