Tirana do të pres ministrat e jashtëm të Europës Juglindore – (14 Maj 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Të enjten mbërrin në Tiranë ministri i jashtëm jugosllav Svilanoviç, në vizitën e parë në Shqipëri, që nga lufta e dytë botërore e një zyrtari të lartë nga shteti fqinj verior. Svilanoviç, do të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Europës Juglindore. Në këtë takim do të jetë i pranishëm komisioneri i Bashkimit Europian Kris Paten dhe kryeadministratori i Kosovës Hans Hacerup.
Këtij takimi i ka paraprirë mbledhja e drejtorëve politik të vendeve anëtare të procesit të bashkëpunimit të Europës Juglindore. Ministrat e jashtëm do të diskutojnë për bashkëpunimin rajonal dhe luftën kundër krimit të organizuar, e trafiqeve të paligjshme në rajon. Të enjten Tiranën e viziton edhe numri një i NATO-s lordi Xhorxh Robertson./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame