Australia “rrëmben” Rita Orën


Australia “rrëmben” Rita Orën

22:40 10/02/2021

Këngëtarja Rita Ora nuk do të kthehet në rolin e anëtares së jurisë në edicionin e ardhshëm të show-t “The Masked Singer UK”.

Disa spekulime thanë se Ora është përjashtuar nga ky show si pasojë e kritikave të fundit që ka marrë, për shkak të shkeljes së masave anti-Covid, diçka që hidhet poshtë, pasi ajo ditët e fundit ka udhëtuar drejt Australisë për të shërbyer në panelin e jurisë së show-t “The Voice of Australia”, dhe kështu orari i saj nuk është përshtatur me orarin e xhirimeve të emisionit, “The Masked Singer”, i cili vjen me sezonin e ri në fund të këtij viti.

Ora ka qenë pjesë e këtij programi shumë të ndjekur televiziv në dy sezone, duke sjellë energji pozitive, çka edhe e karakterizon atë si person.

Rita Ora në edicionin e ardhshëm të “The Masked Singer UK”, besohet se do të zëvendësohet nga valltarja Oti Mabuse. Jonathan Ross, Davina McCall dhe Mo Gilligan, rikthehen në rolin e anëtarëve tjerë të jurisë, kurse Joel Dommett do të vazhdojë si prezantues i show-t.

Klan News






Të ngjashme