Besnik Mustafaj hap fushatën e tij elektorale në Tiranë – (17 Maj 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Besnik Mustafaj kandidat për deputet i Partisë Demokratike në zonën 37 në Tiranë, ka hapur sot zyrtarisht zyrën e fushatës pranë Medresesë, duke nisur kështu edhe fushatën e tij elektorale. Një grup të rinjsh, do të trokasin derë më derë, për të përcjellë mesazhin opozitar së bashku me një karafil.
Besnik Mustafaj:- “Është një ftesë që unë si shkrimtar, si bashkëqytetarë, si njëri nga kandidatët që do të përfaqësojë këtë zonë në parlamentin e ardhshëm, iu drejtohem të gjithë banorëve të kësaj lagje, që të verifikojnë emrin e tyre në listat elektorale dhe pastaj të regjistrohen aty ku është e nevojshme”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego