Brendy i modës Fenty drejt mbylljes

Rihanna

Brendy i modës Fenty drejt mbylljes

13:58 11/02/2021

Linja e veshjeve te Rihanna kishte më pak se dy vjet prodhim

Grupi i produkteve luksoze Moet Hennesy Louis Vuitton dhe këngëtarja  Rihanna janë dakordësuar të mbyllin brendin e saj të modës “Fenty” pas më pak se dy vjet prodhim.

Teksa, linja e të brendshmëve “Savage X Fenty” do të vazhdojë, ashtu si linjat e kozmetikes “Fenty Beauty” dhe “Fenty Skin”.

Grupi i produkteve luksoze tha se rrobat e gatshme për veshje të “Fenty-t” do të presin deri në krijimin e kushteve më të mira. Nga ana tjetër kritikët e modës thonë se megjithëse Rihanna ka një grup të madh të fansave, çmimet e brendit “Fenty” ishin shumë të larta për shumicën prej tyre. Por grupi i produkteve lukzoze  dhe Rihanna u zotuan të përqendrohen në zhvillimin afatgjatë të “ekosistemit Fenty”.

Rihanna, emri i plotë i së cilës është Robyn Rihanna Fenty, u bë gruaja e parë me ngjyrë  që udhëhoqi një shtëpi nën markën Moet Hennesy Louis Vuitton kur filloi “Fenty” në Pranverën e 2019. Lëvizjet e Rihannas në botën e modës kanë bërë që këngëtarja nga ishujt  Barbados të lë pas dore   karrierën e saj muzikore.

Dikur e njohur për nxjerrjen e një albumi në vit, tashmë ajo nuk ka publikuar një të tillë që nga  viti 2016, kur nxori në treg albumin “Anti”.

Klan News






Të ngjashme