Në Korçë mungojnë semaforët, shoferët paguajnë gjobat e tabelave imagjinare (21 maj 2001)


Në Korçë mungojnë semaforët, shoferët paguajnë gjobat e tabelave imagjinare (21 maj 2001)

12:12 21/05/2001

Në asnjë rrugë apo kryqëzim të qytetit të Korçës mungojnë semaforët, por përveç kësaj mungojnë dhe tabelat sinjalizuese në hyrjet, daljet apo sheshet kryesore. Të vetmet shenja që e ndihmojnë qarkullimin rrugor janë këto rrathë betoni të cilat më parë ishin rrethuar me letër fosforike. Tashmë kanë kaluar vite dhe kështu si janë katandisur, ato vetëm shëmtojnë me praninë e tyre.

Inspektoriati rrugor i ka kërkuar bashkisë të vendosë tabela sinjalizuese dhe vendosjen e vizave të bardha. Në bashkinë e qytetit mëson se tabelat janë porositur në Greqi, por po vjen qershori dhe kjo i ka bërë drejtuesit e automjeteve që të vënë në dyshim këtë premtim sepse jo rrallë ata detyrohen të paguajnë gjoba për mosrespektimin e tabelave imagjinare. Kështu të 12 mijë automjetet që qarkullojnë në hyrje të këtij qyteti mbeten në pritje të ardhjes së tabelave nga rruga e largët./tvklan.al






Të ngjashme