Në fillim të vitit 2002 përfundon digjitalizimi i regjistrimit të popullsisë (21 maj 2001)
Për regjistrimin e popullsisë gjatë muajit prill u plotësuan 5 milionë pyetësorë në të gjithë vendin dhe në këtë proces u angazhuan 11 mijë anketues. Tani këta pyetësorë janë vendosur në këto dosje dhe kështu procesi i regjistrimit po kalon në një fazë tjetër, në atë të hedhjes së të dhënave në mënyrë kompjuterike. Në këtë sallë të Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, do të punojnë 260 operatore gra dhe vajza si dhe 40 mbikqyrës të tjerë.
Tashmë këtu kanë ardhur pajisje të tilla si tavolina, karrige dhe pritet dhe montimi i kompjuterave. Puna për hedhjen e të dhënave në kompjuter do të nisë në muajin qershor dhe në fillim të vitit 2002 do të jepen të dhënat përfundimtare për numrin e popullsisë, numrin e familjeve, banesat e të tjerë. Në vendin tonë regjistrimi i fundit i popullsisë është kryer para 12 vjetësh./tvklan.al