KKRTSH jep leje për kthimin e Golemit në zonë turistike (21 maj 2001)


KKRTSH jep leje për kthimin e Golemit në zonë turistike (21 maj 2001)

14:14 21/05/2001

KRTSH është mbledhur për herë të dytë për këtë vit për të shqyrtuar dokumentacionin për 10 objekte në shkallë vendi. Nën drejtimin e Kryeministrit Ilir Meta, kjo mbledhje përgjithësisht ka diskutuar zona turistike, dhënie lejesh në sipërfaqe të ndryshme të vendit. Kështu është dhënë leja për ngritjen e një fshati turistik në zonën Golem të Kavajës me 10 vila individuale pushimi. Një tjetër hotel me qendër argëtimi e banesa kolektive po në zonën e Golemit.

Sërish aty është miratuar dhe zgjerimi i fshatit ekzistues turistik. Është miratuar gjithashtu në këtë mbledhje sheshi i ndërtimit për kompleksin e një shkolle italiane në fshatin Mëzez në Kashar si dhe një objekt kompleksesh tregtare në Mëzez të Tiranës, po kështu dhe në qarkun Elbasan. Pika e fundit që është miratuar është dhënia e lejes së ndërtimit për kompleksin hotelier dhe qendër tregtimi 16 katëshe në kryqëzimin e Rrugës së Durrësit me atë të Kavajës për një shoqëri malajsane./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme