Transporti urban në Tiranë me probleme, autobusët e vjetëruar – (19 Maj 2001)


Transporti urban në Tiranë me probleme, autobusët e vjetëruar – (19 Maj 2001)

16:00 19/05/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Autobusët urban janë mjeti më ekonomik për lëvizjen e qytetarëve të Tiranës, mirëpo rritja e popullsisë së kryeqytetit, solli çuditërisht uljen e numrit të autobusëve që shërbejnë në transportin e udhëtarëve. Disa nga shkaqet e kësaj gjendje i mësuam këtu në parkun transportit urban, ku çdo ditë riparohen nga defektet e ndryshme dhjetë autobusë.

Sipas shoferëve shkaku kryesor i dëmtimit të autobusëve, janë rrugët e prishura. Gjithashtu specialistët e këtij parku të thonë se ekzistenca e shtatë tipave të ndryshme të autobusëve është një tjetër faktor që vonon riparimin e autobusëve në këtë park, pasi ka vështirësi në gjetjen e pjesëve të ndërrimit.

Kështu në shërbimin urban të kryeqyteti funksionojnë vetëm 50 autobusë, ndërsa pjesa tjetër e tyre qëndrojnë këtu në këtë park, pasi këto janë prodhime të viteve 70-80 dhe nuk mund të rikthehen më në gjendje pune./tvklan.al






Të ngjashme