474 mjekë vaksinohen me dozën e dytë të Pfizer
Deri tani nuk janë shënuar efekte anësore
474 mjekë, infermierë dhe epidemiologë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës Pfizer. Mjeku Leonard Hasanaj që po mban të dhënat për vaksinimin e personelit shëndetësor përpara se të kryejnë vaksinën tek stadiumi Air Albania, thotë për TV Klan se procesi ka vijuar paralelisht për të dyja dozat.
Deri tani asnjë nuk ka patur efekte anësore serioze. Infermierët Razie Nela dhe Luljeta Zeka janë paraqitur për dozën e dytë.
Në 15 Shkurt në Shqipëri pritet të vijnë 7m ijë doza të vaksinës Pfizer, ndërsa në 22 Shkurt dhe në vijim pritet të vijnë në total edhe 40 mijë doza të tjera. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani është siguruar vaksina për 800 mijë persona.
Tv Klan