PS përgatitet për nisjen e fushatës elektorale – (19 Maj 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Të enjten më 24 Maj, socialistët do të pushtojnë sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë për të hapur fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare. Nano, Meta dhe drejtuesit më të lartë të selisë rozë do të prezantojnë 11 kandidatët për deputet të kryeqytetit. Edhe në mitingun e socialistëve të Tiranës, nuk do të mungojnë artistët.
Një ditë më pas në 25 Maj, dueti Nano-Meta do të nisen drejt Lezhës, Shkodrës dhe Malësisë së Madhe. Anëtarët e kryesisë socialiste kanë mbi supe përgjegjësinë për rezultatet e kandidatëve për deputet në zona të ndryshme të vendit. Nga veriu në jug në 6 ditët e para të fushatës do të prezantohen kandidatët socialist dhe platforma elektorale. Gjatë fushatës së socialistëve do të angazhohen edhe drejtuesit e forumit rinor eurosocialist./tvklan.al
Gazetar – Vladimar Lame