Mblidhet tryeza e dytë e Paktit të Stabilitetit (22 Maj 2001)


Mblidhet tryeza e dytë e Paktit të Stabilitetit (22 Maj 2001)

11:50 22/05/2001

Takimi i dytë rajonal për Paktin e Stabilitetit është mbledhur sot në Tiranë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të këtyre vendeve si dhe donatorëve perëndimorë. Gjatë këtij takimi për tryezën ekonomike, pritet arritja e një mirëkuptimi për strategjinë afatmesme të procesit, përcaktimi i hapave të mëtejshëm si dhe përgatitja për konferencën e ardhshme të donatorëve që do të mbahet në fund të këtij viti.

Synimet ekonomike aktuale të rajonit janë nxitja e tregtisë së lirë nëpërmjet lehtësimit dhe liberalizimit, krijimi i një infrastrukture të qëndrueshme, krijimi i kushteve për rritjen e një financimi privat e të tjerë. Ministrja e Bashkëpunimit Ekonomik dhe të Tregtisë Emerlinda Meksi ka kërkuar që procesi i paketës “Quick Start” të filluar në kuadër të Paktit duhet të përqëndrohet në nivel programesh dhe jo projektesh. Sipas saj një gjë e tillë do të lehtësonte dhe bashkëfinancimet nga donatorët./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme