Falsifikonte pije alkoolike, Policia Tatimore i sekuestron biznesin (22 Maj 2001)
Falsifikimi i përhapur kohët e fundit është gjetur si mënyra më e mirë për të fituar para. Kjo nuk ka zgjatur shumë për të paktën një firmë në kryeqytet. Ish pronari i firmës “Agaj” i pijeve alkoolike pranë rrugës “Mihal Grameno” është ndaluar sot nga zyra rajonale kundër krimit ekonomik dhe financiar në bashkëpunim me Policinë Tatimore. Në këtë vend prodhoheshin në mënyrë klandestine pie të ndryshme si konjak, fërnet, raki e të tjerë.
Përveç këtyre policia sekuestroi tapa, shishe dhe letra që përdoreshin për ambalazhimin e pijeve. 45-vjeçari Gëzim Aga, dikur pronar i firmës me të njëjtin emër, kishte deklaruar mbylljen e saj. Kështu i ka shpëtuar për një farë kohe taksave, por jo kësaj here policisë që i pezulloi gjithçka./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti