Deputetët që largohen nga parlamenti, do i rikthehen profesionit të tyre – (20 Maj 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Ish-deputetët kanë braktisur tashmë sallën e parlamentit. 140 karriget boshë presin rezultatet e zgjedhjeve të 24 Qershorit. Krahas kandidatëve për deputet që kanë hequr kostumet dhe kollaret dhe kanë zbritur në bazë, janë edhe ata që populli nuk do t’i shohë më deputetë.
Rrallë kanë folur në sallën e parlamentit, megjithëse nuk kanë munguar të ngrenë kartonët jeshil kur i është dashur partisë. Shumica e deputetëve që nuk kandidojnë në këto zgjedhje kanë vendosur t’u rikthehen profesioneve të katër viteve më parë.
“Unë edhe gjatë kësaj periudhe, profesionin tim nuk e kam lënë. Jam psikolog, jap mësime në Universitetin e Gjirokastrës dhe do të vazhdojë aty”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame