Ujësjellësi i Tiranës probleme në furnizimin me ujë të pijshëm – (25 Maj 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Furnizimi me ujë të pijshëm, ka më se një javë që ka sjellë probleme në disa lagje kryesore të Tiranës. Në prag të verës që ka nisur, gjendja paraqitet më keq se vitin që shkoi. 50% e furnizimit me ujë, humbet nga çarjet dhe amortizimi i tubacioneve, 20% e ujit të pijshëm shkon tek apartamentet e reja duke lënë pa ujë një pjesë të banesave private dhe pallatet më të vegjël.
Investimet janë të vogla, pasi Tiranë sipas specialistëve duhet të ngrihet nga themelet. Përveç kësaj nga rubinetet shpesh herë familjarët hasin dhe ujë të ndotur. Por kryesorja që këtë verë do të hasë probleme për të sjellë ujin në shtëpi, sipas drejtorit të ndërmarrjes së ujësjellësit të Tiranës Andi Xhelepi, janë ndërtimet e pakontrolluara dhe ndërtimet e paligjshme.
Andi Xhelepi:- “Kuptohet që humbje ka në rrjet edhe do të ketë, sepse rrejti është shumë i amortizuar. E vetmja rrugëzgjidhje është investimi në ndryshimin e tubacioneve, që për 20 apo 30 vjet ne mos të vëmë dorë në ato tubacione ku ne i ndryshojmë”.
Veç kësaj në vendin tonë ende nuk është miratuar strategjia e ujit të pijshëm, ndërsa ligji i burimeve ujore, nuk ka gjetur akoma zbatim./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti