Acari do të vijojë edhe javën e ardhshme
Meteoalb: Shqipëria në temperatura -16°C
E acartë do të jetë edhe java e ardhshme. Sinoptikanët parashikojnë temperatura të ulëta në të gjithë vendin duke bërë që termometri të zbresë deri ne -16 gradë Celcius.
Meteoalb thotë se temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm nga ora në orë. Duke përjashtuar skajin jugor, e diela e ka gjetur vendin në temperatura nga 0 në -16°C.
Temperaturat do të vijojnë të bien duke bërë që vlera negative në pjesën më të madhe të vendit të jetë në -7°C. Sa i takon reshjeve, sinoptikanët thonë se nuk parashikohet të ketë në ditët në vijim.
Tv Klan