5 qendra sociale në gatishmëri


5 qendra sociale në gatishmëri

16:54 14/02/2021

Veliaj: Të angazhuar për shtresat në nevojë

Moti i pazakontë ka vënë në gatishmëri Bashkinë e Tiranës. Fokusi janë njerëzit në nevojë Kryebashkiaku Veliaj vizitoi qendrën ku gjatë natës u strehuan disa persona në situatë rruge.

“Rrugët dhe pemët mund t’i rikuperojmë, por njerëzit janë të parikuperueshëm. Kjo është arsyeja pse i kemi dhënë një vëmendje të veçantë atyre që janë në situatë rruge. Siç e patë edhe nga një sondazh i vogël, qoftë edhe në tavolinën e drekës sot, me ata qytetarë që janë kapur në situatë rruge, nga 20 vetë, vetëm dy janë të Tiranës, 18 vijnë nga qytete të tjera”.

Veliaj tha se janë 5 qendra sociale në gatishmëri për raste të tilla.

“Ne vërtet kemi vështirësi e nevoja, por nuk jemi keq për të hapur zemrat, dyert, për t’u siguruar që janë ngrohtë, kanë një shtrat ku rrinë brenda dhe jo poshtë urave. Sigurisht do kujdesemi që të bëjmë edhe transportin, për t’i rikthyer në familjet e tyre ata që janë nga qytete të tjera, që është edhe shumica e këtij kontigjenti”.

Gjithë ekipi i Bashkisë Tiranë është në terren duke ndihmuar këdo që ka nevojë dhe pastruar e sistemuar rrugët nga dëbora apo nga pemët e rrëzuara si pasojë e motit të keq.

Tv Klan






Të ngjashme