Zgjedhjet në Kosovë, përfundon procesi i votimit nëpër burgje
Të dënuarit në Kosovë kanë votuar për zgjedhjet parlamentare. Nëpër të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në Kosovë, procesi i votimit u përmbyll dhe të drejtë vote kishin 1134 të burgosur.
Nga këta, 774 të dënuar votuan, kurse pjesa tjetër refuzuan dhe nuk morën pjesë në votim.
Gjatë këtij procesi nëpër burgjet e Kosovës nuk është shënuar asnjë incident. Ndërkohë, zyrtarisht i gjithë procesi i votimit në Kosovë do të mbyllet në orën 19:00. /tvklan.al