Vazhdojnë shkëmbimet e zjarrit në rajonet veriore të Maqedonisë (22 Maj 2001)
Gjatë natës ka pasur të shtëna sporadike në rajonet veriore të Maqedonisë. Ndërsa radioja maqedonase njoftoi se sot në mëngjes ka pasur shkëmbime të reja zjarri dhe UÇK-së në rajonin e Tetovës.Kurse në Kumanovë gjendja ka qenë disi më e qetë. Ndërkohë zëdhënës të ushtrisë maqedonase kanë folur sot për sukseset e arrirë nga ushtria gjatë luftimeve të djeshme kundër UÇK-së. Sipas autoriteteve maqedonase janë vearë 20 luftëtarë shqiptarë.
Por, ajo që dihet me siguri është se shumë shtëpi në fshatrat përreth janë shkatërruar gjatë bombardimit të djeshëm. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Selikovës tha nga ana e tij se gjatë bombardimeve të djeshme janë plagosur 6 civilë./tvklan.al