11:52 21/12/2013 Disa hulumtues britanikë kanë arritur të prodhojnë qeliza të retinës së syrit nëpërmjet një printer 3D. Ekipi i drejtuar nga doktoresha, Barbara Lorber përdorën një tip të veçantë stampe 3D për të krijuar qeliza retinale të shëmdetshme dhe të afta për t`u shumuar në laborator.
Këto qeliza janë të nevojshme për të kuruar patologji të ndryshme okulare. Në thelb të shumë sëmundjeve të cilat shkaktojnë verbimin, qëndron pikërisht humbja e qelizave nervore të retinës, që tashmë, falë stampuesve 3D, shumë shpejt do të mund të rikrijohen dhe translpatohen tek njeriu.