Qofte me perime
Kjo është një mënyrë e thjeshtë dhe e shpejtë se si në pak kohë mund të përftojmë qofte të shijshme me perime në më pak se një orë. Përbërësit: 2 qepë 1 spec i kuq 1 karrotë e grirë 1 domate 2 vezë 1 filxhan kafeje me qumësht majdanoz dhe miell Përgatitja: Grijmë të gjithë përbërësit dhe i hedhim në një enë. I shtojmë përzierjes vezët dhe qumështin. Pasi e kemi trazuar përzjerjen për pak sekonda, shtojmë gradaualisht miellin, aq sa të mos krijojë ngjitje nëpër duar. I bëjmë në forma vezake dhe i skuqim me vaj ulliri të bollshëm. Nuk i bëjmë me shumë brumë në mënyrë që të fryhen vetë në skuqje e sipër.