Historia ime – Ish-bashkëshorti me ngjyrë ia ka marrë të tre fëmijët!
Pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë e ftuar një grua 41-vjeçare e cila ka preferuar të shfaqet me kurriz për të ruajtur anonimatin e saj. Ajo ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme dhe mjaft prekëse. Ajo është me ngjyrë të bardhë, por u dashurua me një djalë të komunitetit rom dhe pasi u martua, shkoi të jetojë tek familja e tij. Jeta aty nuk ishte siç e kishe ëndërruar, atë nuk e donte askush nga familja e burrit, rriheshe dhe dhunoheshe çdo ditë nga ata.