Historia ime – Apeli i nënës: Kërkoj punë për të ushqyer fëmijet!


Historia ime – Apeli i nënës: Kërkoj punë për të ushqyer fëmijet!

13:30 12/03/2021

Në muajin Shkurt pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan ka qenë një grua 38-vjeç nga Fieri e cila ka dy djem, një djalë nga martesa e parë 16 vjeç i cili është me rezultate të shkëlqyera në shkollë dhe një djalë tjetër 8 vjeç. Ajo aktualisht është strehuar ne Kashar. Një zonje me dashamirësi i ka lëne një dhomë por jo për shumë kohë.

Gruaja është ndarë nga bashkëshorti i parë pasi ai e dhunonte psikologjikisht, ku rrëfeu se ai i thoshte të ngjitej në lartësi e të vriste veten. Gruaja edhe pse kaloi në gjendje depresive sërish e përballoi, për hir të të birit, u bë e fortë dhe e la.

Familja e saj e martoi pa dëshirë me një burrë alkoolist i cili ia nxinte jetën, me të bëri edhe një djalë. Prej tre vitesh ajo është e divorcuar,  ka ardhur në Tiranë dhe  djemtë i ka futur në shkolle.

38-vjeçarja ka treguar gjatë intervistës se është munduar të gjejë punë por askush s’e ka punësuar dhe ka kërkuar publikisht në emision ndihmë për të gjetur një punë.

Në emisionin e ditës së sotme, kjo grua ka ardhur të rrëfejë mrekullinë që i ka ndodhur kur takoi stilistin e njohur Joni Peçin në ambientet e Klanit, po atë ditë që dha intervistën. Ai ka takuar djalin e madh që e shoqëronte dhe i ofroi ndihmë. Një ditë pas intervistës që dha, Joni Peçi ka takuar gruan dhe djalin dhe i ofroi të dyve punë. Tani ajo punon në ambientet e Klanit dhe kujdeset për gardërobën që vishen personazhet publikë dhe është tepër e lumtur.






Të ngjashme