Historia ime – Anila Denaj tregon se si e përjetoi “sulmin” e opozitës në fjalimin e saj të parë
Sot në studion e “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë me një rrefim jo të zakontë , zonja që mban “çelësat” e financave publike në vend ministrja e Financave Anila Denaj. Ajo arriti të menaxhojë dy periudha të vështira nga pikëpamja ekonomike dhe financiare në vend, tërmeti i 26 Nëntorit dhe pandemia e Covid-19.
Gjithashtu nën drejtimin e saj, Shqipëria vitin e kaluar doli në Eurobond, në tregjet ndërkombëtare, ku edhe pse gjithë bota ishte nën ethet e pandemisë, arritëm te merrnim besimin e investitorëve me interes të mirë në krahasim me rajonin.
Një Vlonjate e forte, me një buzëqeshje të ëmbël miqësore, Anila Denaj garon e 4-ta në listën e Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës.
Gjatë intervistës ajo tregon se prindërit e saj vijnë nga fshatrat e lumti të Vlorës, por janë rritur në Tiranë. Madje ajo ka shprehur dhe një ëndërr të cilën nuk e di nëse do e realizojë apo jo, por shprehet se dëshiron që në të ardhmen të punojë në bujqësi me çizme llastiku dhe mbi zetor. Ajo e shprehu këtë dëshirë pasi moderatorja Mirela Milori e pyeti për lokalin që ka patur dikur me bashkëshortim në Tiranë.