Pro Business – Ministrja Milva Ekonomi në Pro Business! (29 Mars 2021)
Nga data 24 mars deri në 15 prill është e hapur thirrja për të aplikuar në Skemën Kombëtare të mbështetjes në Bujqësi 2021.
E ftuar në emisionin Pro Business në televizionin kombëtar Klan Plus nën drejtimin e gazetares Oljana Maloku, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi tha se ende pa mbaruar 24 nga hapja e aplikimit të datës 24 mars, aplikuan 8069 .
Të gjithë paratë që janë vënë në dispozicion të fermerëve; qoftë ata që kultivojnë perime apo edhe ata që mbarështojnë blegtori apo duan të shtojnë aktivitetin agro dhe nuk kanë përfituar nga skema e IPARD 2, mundet lehtësisht të aplikojnë për këtë skemë. I gjithë aplikimi bëhët online nëpërmjet platformës E -Albania me zero dokumenta dhe fondi në dispozicion është 804 mln lekë .
Rekord përsa i përket vëndeve ku produktet Shqiptare Shkojnë, janë 82 vende nga 75 që kishim 4 vjet më parë.
“Skema mbështetëse e naftës nisi si risi dhe sot ka më shumë se 18 500 fermerë që kanë aplikuar. Ne në programin afatmesëm kemi planifikuar që kjo skemë të vazhdojë edhe për vitin që vjen, të paktën edhe për tre vitet e ardhshme…” – tha ministrja.
Sa i përket ndikimit të pandemisë në Ministrja tha se Buqësia ishte sektori qe kontriboi në rritjen ekonomike sepse eksportet bujqësore shënuan rritje . Eksportet Shqiptare deklaroi Ekonomi kanë zgjeruar hartën e shtrirjes së tyre duke operuar në 82 vende nga 75 që operonin 4 vjet më parë.
Por bujqësia u përball me probleme të motit dhe për këto raste thotë se ka ndihmuar bashkitë në vlerësimin e dëmit për të kompënsuar ata që kanë qënë të demtuar.
Lidhur me programin e Partisë Demokratike për bujqësinë, Ministrja e sheh si skeptik nëse mund të realizohet. Z. Ekonomi thotë se partia e saj është kudër dhënies në dorë te parave tek fermerët sic propozon PD, por objektiv është mbështetja e vazhdueshme e tyre.
Ministrja është ndalur tek sfidat në të ardhmen të bujqësisë dhe tek hapat që duhet të ndërrmeren në vijim nësë socialistët vijojnë të jenë në pushtet po ashtu ka folur edhe për projektin 100 fshtarat duke theksuar se vijon puna për zhvillimin e këtyre zonave.
Intervistë me z. Milva Ekonomi – Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ju ftojmë të ndiqni për më tepër emisionin e plotë!