Tatimi për të dypunësuarit – Pro Business – 17 Maj 2021
Emisioni Pro Business në televizionin kombëtar Klan Plus u ndal këtë të hënë tek cështja e deklarimit të të ardhurave për personat që gjenerojnë më shumë se 2mln lekë të ardhura dhe të dy punësuarit të cilët janë të detyruar të plotësojnë formularin DIVA brenda 30 qershorit, po ashtu të paguajnë detyrimet që rrjedhin.
Në një intervistë për emisionin Pro Business Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj tha se individi që e di që të paktën për një periudhë gjatë viti 2020 ka qenë i dypunësuar, ka marrë dy paga, duhet të regjistrohet në E- albania, të marrë kodet dhe ta plotësojë pavarëisht nivelit të pagave.
“Historikisht deklarata vjetore e te ardhurave është plotësuar nga individët, revident dhe jo rezident, të cilët gjenerojnë të ardhura në Shqipëri, me vlerë vjetore më të lartë sesa 2 mln leke. Me ndryshimin që u miratua në paketën fiskale në vitin 2020, detyrim tashmë kanë të gjithë individët e dy punësuar, pavarësisht nga niveli i të ardhurave që gjenerojnë, kanë detyrimin të plotësojnë deklaratën individuale, të të ardhurave. Për ti ardhur në ndihmë pikërisht kësaj kategorie individësh, të cilët nuk kishin mësuare plotësimin e deklaratës, zhvilloi sistemin e saj në mënyrë që të parambusheshin të dhënat për pagat që ne i kemi në sistemet tona, me qëllim të lehtësohen sa më shumë procesi për deklarimin e të ardhurave. Megjithatë, si procedurë, që deklarata të plotësohet duhet që fillimisht të regjistrohen, për deklaratën individuale të të ardhurave, ti gjenerohet një emër përdoruesi, dhe një kod, dhe vetëm në atë moment ato mund të gjenerojnë deklaratën dhe ta dorëzojnë atë. “ – tha Ibrahimaj
Drejtoresha e tatimve foli edhe për shtyrjen e afatit për deklarimin dhe pagesën dhe gjobat e gjeneruara në sistem.
“Një nga arsyet e shtyerjes së afatit ishte pikërisht fakti që këto individë mund të merrnin penalitete, mund të merrnin gjoba dhe kamatëvonesa, duke mos plotësuar deklaratën. Duke parë ecurinë janë 76,151 individë të cilët kanë detyrimin për deklarimin , nga këto 64,640 janë individë të dypunësuar të cilët kanë të ardhura nën 2 milionë lekë, të cilët nuk e kanë pas deklaruar më parë divën. Për këtë arsye për tu përqëndruar tek këto 64,640 individë, u vendos të shtyhet afati. Shumë prej këtyre individëve, ndonëse, kanë detyrimin për deklarimin e të ardhurave, mund të kenë pagesë shumë të ulët, shumë më të ulët se 5 mijë lekëshi i gjobës, i cili vendoset automatikisht nga sistemi për një deklaratë të vonuar, pra të gjeneruar me vonesë.
Tatimet kanë përgatitur një plan masash për kontakt të qytetarëve që duhet të plotësojnë DIVA-n, por edhe qytetarët që kanë paqartësi mund të telefonojnë tatimet.
“ Ne kemi përgatitur një plan masash për ti kontaktuar cdo individ. Kjo nuk është e lehtë të kontaktohet cdo individ pasi ne historikisht kemi kontaktet dhe marrëdhenie me tatim paguesit, por ne kemi hartuar një plan masash që do ti kontaktojmë të gjithë që u kemi një numër kontakti. Në fakt ky ëshë një proces vetëdeklarativ, individi që e di që të paktën për një periudhë gjatë viti 2020 ka qenë i dypunësuar, ka marrë dy paga, duhet të regjistrohet në E albania, të marrë kodet dhe ta plotësojë.
Sipas Tatimeve Individi ate detyrim ; qe i del nga DIVA ;eshte nje detyrim qe duhet ta kishte paguar gjate 2020.
“Megjithatë detyrimin per vitin e kaluar duhet ta paguajë kete vit brenda afatit 30 qershor. Edhe pagesa brenda 30 qershor. Deri ne kete date nuk do te kete penalitete. Shpjegimet per numrat e llogarisë, se ku duhet bere pagesa jane ne faqe.”- tha drejtoresha Ibrahimaj
Në pjesën e dytë të emisionit Pro Business ishte I ftuar eksperti I cështjeve fiskale pranë qendrës ALTAX Z. Eduard Gjokutaj.
Kjo nismë për deklarimin edhe nga dy të punësuarit dhe mënyrën e re të taksimit, sipas Gjokutaj nuk pati konsultime me ekspertët dhe ata qe mbrojnë interesat e taksapaguesve.
“Kjo ne vetvete është nje nismë e cila e shton barren e taksapaguesit sidomos te atij qe ka te ardhura nga puna dhe e fut ne nje labirinth akoma me te thelle per barren fiskale.” – tha eksperti Gjokutaj.
Por ku është marrë ky model taksimi për të dy punësuarit?
“Ne fakt kete model taksimi e gjen vetem ne Indi dhe ndoshta ne vendet përreth. Per rastin konkret kemi te bëjmë me nje person i cili ose shpenzon fuqitë e tij fizike dhe shpenzon nje kohë me te madhe pune, dy njesi punë ose nje intelektual ëe ka dy kontrata pune te cilat harxhojne kohe dhe pjesën intelektuale. Per rastin kur kemi dy te ardhura kur kalojne pragun apo afër pragut dhe mblidhen te dyja bashke dhe bëjne një shumë te caktuar, psh nje 30 mije dhe një 70 mijë keto tashmë nuk jane te pa taksuara sipas normave përkatëse por shtohet ajo pjesë që i lidhet fashes përkatëse qe bie tek pjesa 13% per arsye se pak paga mund te kalojnë tek pjesa 23% nisur nga kontingjenti i taksapaguesve qe kemi.” – thotë eskperti Gjokutaj
Kush preken nga mënyra e re e taksimit për 2 të punësuarit?
Eduard Gjokutaj shprehet: -“Shtresat me te ekspozuara jane te punëve fizike te te gjitha aktiviteteve dhe shtresat qe i perkasin shtresës intelektuale qe shpenzojnë kohën pavarësisht nga shtëpia apo te gjtha keto e rrisin pjesën e taksapaguesve qe deri me sot ka qenë e përjashtuar.”
Por si e vlerësojnë ekspertët nivelin e taksave mbi pagën?
“Ne fakt mendoj ëe barra e taksave është e krahasueshme me barrën e taksave ne serbi. Per barren e punes mund të themi me Kosovën dhe malin e zi, per shkak se kanë nivele te shkallëzuara dhe progreisve dhe kane shkallë te ulëta por i kanë taksat te tilla qe nuk ndikojnë ne barren e taksës. Ne kosove eshte niveli maksimal 10% kurse tek ne eshte 23% por keto kane dhe një ndërhyrje me taksat e kapitalit per shkak se barra e taksës se nje individi nuk janë vetemtaksta nga puna por janë dhe taksat lokale ne forme familjare apo dhe individuale. Duke e pare ne kete mënyrë ne para ca kohesh si Al Taks kemi propozuar rishikimin e nje progresiviteti për taksat vendore per arsye se një njeri me 5e ardhura te uleta nuk mund te paguajë njësoj te ardhura me te larta. Barra duhet para sesi nje veprim mund te harmonizohet kur ndërmerret dhe të jetë i lehtësuar tatimpaguesi me detyrimet e tij. Pike de pari është ekonomia pastaj pjesa e taksave.”
Duke folur për barrën e taksave individ biznes ekspeti thotë;
“ Bizneset mund te kene barre te shtuar per sa i përket taksave vendore por është e papërfillshme ne raport me kete që po flasim. Ka nje disproporticon qe duhet pare ne tërësinë e sistemit fiskal dhe te mos kete pabarazi.”
Intervistë me Znj. Delina Ibrahimaj – Drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve
Intervistë me Z. Eduard Gjokutaj – Ekspert I cështjeve fiskale pranë qendrës ALTAX