Sanduiçi 100$ në parkun e “Disneyland”


Sanduiçi 100$ në parkun e “Disneyland”

15:06 27/05/2021

Pym-nini mund të ushqejë 6-8 persona, nga 4 Qershori ofrohet për të gjithë

Parku i famshëm i lojërave ”Disneyland” ka nxjerrë në shitje si risi një sanduiç gjigant prej 100 Dollarësh që mund të ushqejë 6 deri në 8 njerëz.

“I quajtur  Pym-nini, ai është një nga ushqimet më të shtrenjta në ‘Avengers Campus House of Mouse’, një zonë brenda ‘Disney California Adventure’ kushtuar trajnimit të brezit të ardhshëm të superheronjve”, kanë bërë me dije autoritetet e parkut.

Në këtë sanduiç ka djathë, proshutë me rozmarinë, sallam dhe salcë domateje të thatë.

Ndërkohë që do të jetë gjithashtu e mundur të blini një pjesë të sanduiçit për 14,50 Dollarë. Pym-nini do të jetë në dispozicion nga 4 Qershori, kur ”Campus Avengers” më në fund do të jetë i hapur për publikun.

Vizitorët që janë adhurues të përjetshëm të superheronjve dhe ata që i zbulojnë për herë të parë janë të ftuar të bashkohen me Avengers dhe aleatët e tyre për të jetuar ëndrrat e tyre.

Klan News






Të ngjashme