Temperatura më e nxehtë në tokë 80.8 gradë Celsius


Temperatura më e nxehtë në tokë 80.8 gradë Celsius

17:12 05/06/2021

NASA e regjistroi në shkretëtirën Sonora në kufirin Meksikë-SHBA

Rekordi i temperaturës më të lartë të regjistruar në Tokë është regjistruar në shkretëtirën Sonora, që shtrihet në kufirin mes Meksikës dhe SHBA, ku janë regjistruar 80.8 gradë Celcius.

Më parë statistikat kishin regjistruar Luginën e Vdekjes në SHBA, si vendi më i nxehtë me regjistrimin e një temperature të ajrit prej 56.7 gradë Celcius. Sipas autorëve të studimit, matjet e mëparshme kishin pasaktësi, mirëpo me satelitët e rinj të NASA-s regjistrimet kane qenë më të sakta, duke korrigjuar gabimet me 10 gradë.

Matjet janë korrigjuar edhe përsa i përket vendit më të ftohtë në Tokë. Nga të dhënat e fundit rezulton se në Antarktidë temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë është -110.9 gradë Celcius.

Rekordet e temperaturave, specifikojnë autorët e studimit, janë regjistruar gjatë viteve të fundit.

Tv Klan






Të ngjashme