Përfshihen në aksident dy makina në kryeqytet
Një aksident ndodhi gjatë orëve të vona të kësaj të shtune në kryeqytet. Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën, pranë zonës së Digës së Liqenit.
Siç mund të shihet edhe në këto pamje të mbërritura në rubrikën Kallëzo, në tvklan.al, përplasja ka qenë e fortë.
Megjithatë dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thonë se fatmirësisht nuk ka të lënduar, përveç tronditjes së një gruaje e cila dyshohet se ishte shofere e një prej makinave të aksidentuara.
Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë ambulanca dhe policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.
Qytetarët thonë se aksidenti shkaktoi probleme në qarkullimin normal të automjeteve./tvklan.al