Historia ime – Dy familje në Pogradec jetojnë në qiell të hapur!
Dy familje në Pogradec kanë mbetur në qiell të hapur, ato janë nxjerrë nga banesa që kanë jetuar prej 40 vitesh. Në vitin 1975 godina u ndërtua nga sistemi komunist i asaj kohe, ata në vitet 1990 tentuan ta privatizonin, por shteti nuk ua mundësoi.
Kanë tentuar por aktualisht ju kanë thëne që prona është e dikujt tjetër. Enti i banesave Korçe i ka nxjerrë jashtë.
Ata vinë në studion e “Historia ime” në Tv Klan së bashku me dokumentacionin përkatës të rrëfejnë historinë e tyre.
Mirela Milori: Kur keni dalë nga shtëpia?
Flori Menkshi: Në 14 Qershor në 2018.
Mirela Milori: Tani ku jetoni juve?
Flori Menkshi: Jetojmë rrugëve, unë nja 2 vite jetova tek vjehrra, ajo nuk kishte vend, nuk na mbante dot dhe ika unë.
Enver Ademi: Kurse unë fjeta një behar jashtë, lulishteve, unë isha me diabet, tension, mora një reumatizëm dhe tani një herë shkoj tek motra.
Mirela Milori: Jeni të martuar, keni familje?
Flori Menkshi: Unë jam veti i katërt.
Mirela Milori: Po ku jeton tani?
Flori Menkshi: Ku të mund. (Fillon dhe qan).
Mirela Milori: Sa vjeç i ke fëmijët?
Flori Menkshi: Djalin e kam 30, vajza 25. Vajza është e martuar, kurse djalin e kam invalid dhe merr 100 mijë Lekë.
Enver Ademi: Edhe unë jam invalid.
Mirela Milori: Po ju jeni i martuar?
Enver Ademi: Kam qenë.
Ademi tregon se ka dhe fëmijë jashtë Shqipërisë, por dy vajzat kanë burra dhe i vjen zor ti kërkojë, e ndihmojnë aq sa kanë mundësi, ndërsa një djalë që ka në Greqi ka marrë shtëpi me kredi, një herë punon, një herë jo dhe nuk ka asnjë mundësi.
Mirela Milori: Pension keni?
Enver Ademi: Kempin e invalitetit. Çfarë të bëj më parë, të marr ilaçet që më shkojnë 100 mijë Lekë në muaj se unë kam diabet, tension, tension në sy dhe reumatizëm.
Mirela Milori: Ku jeton tani, nga çfarë banese ke ardhur këtu në Tiranë?
Enver Ademi: Sot isha tek motra në Devoll.
Të dy tregojnë se taksat vijnë nga shtëpia ku kanë jetuar dikur që janë të detyruar t’i paguajnë edhe pse i kanë përzënë nga ty prej shumë vitesh. /tvklan.al