Libri i Fatjona Lubonjës do të mbledhë fonde për fëmijët me probleme të trurit
Libri “Ditët që ikën pa leje” nga Fatjona Lubonja janë ese të shkurtra, tregime të ditëve që mbeten në kujtesë, por të rrëfyera në trajtë letrare. Ky libër është i treti në radhën e librave të botuar prej saj, por i pari në zhanrin e letërsisë së mirëfilltë.
Tashmë libri është përkthyer edhe në gjuhën shqipe dhe gjendet në të libraritë e Tiranës, ndërsa fitimet e shitjes së tij do të shkojnë për fëmijët me probleme të trurit, por detaje më të hollësishme rreth tij i zbulon vetë Fatjona, vajza e “Makina e Memories”, e ftuar në studion “Rudina”.
Rudina Magjistari: Çfarë përfaqëson ky libër?
Fatjona Lubonja: Këto janë ese të vogla momentesh sepse gjithmonë unë edhe në punë, edhe në jetë, janë momente që të ngelen në memorie. Janë të gjitha histori të vërteta, edhe pse unë i bëj narrative dhe nuk nxjerr emra sepse ca gjëra janë personale dhe kanë kujtimin e vet. Eseja e parë është një udhëtim në Tiranë, se si ndihet një vajzë që vjen pas shumë vitesh në Tiranë, shumë veta më kanë shkruar që kanë ndierë të njëjtën gjë kur kanë ardhur në Tiranë. Flas për emocionet që duhet të ketë një fëmijë që është rritur nga një nënë e sëmurë, duhen kuptuar këto nivele dhe dikush më ka thënë që unë diçka që është pak e sëmurë e bëj të bukur sepse çdo gjë mund të kalohet. Jemi humanë, jemi njerëz, kemi anën emocionale, por jemi të fortë.
Rudina Magjistari: E nisim me këtë esenë, çfarë ndjen ti kur vjen në Tiranë. Sa shpesh vjen në Shqipëri, Fatjona?
Fatjona Lubonja: Unë vij shpesh. Kam ardhur një herë në 3-4 vjet. Zakonisht vij dhe bëj ndonjë mbledhje donacionesh dhe jam e qetë.
Rudina Magjistari: Edhe këtë herë, mesa di unë, të ardhurat e këtij libri janë të përcaktuara të gjitha për donacione, për t’i dhuruar.
Fatjona Lubonja: Po, edhe paratë e konferencës janë për fëmijët me probleme të trurit. Mund të jenë shuam gjëra, mund të jenë tumore, motorike, autizëm.
Rudina Magjistari: Të gjitha të ardhurat e këtij libri do të shkojnë për këtë kategori. Sa do të qëndrosh këtë herë në Tiranë?
Fatjona Lubonja: Këtë herë do të qëndroj. Nuk e di pse nuk kam qëndruar asnjëherë kaq shumë për arsye se kam konferencën në Korçë, që më kanë financuar dhe sponsorizuar dhe jam shumë mirënjohëse. Më kanë ofruar edhe në Tiranë, por nuk dija si do të ishte situata me Coronën.
Rudina Magjistari: Megjithatë duket situatë e mirë në Shqipëri.
Fatjona Lubonja: Jam shumë e kënaqur, të them të drejtën e preva një biletë tjetër për në Gjermani dhe aty kishte probleme hyrjeje për qytetarët amerikanë dhe thashë më mirë në Shqipëri, por kësaj radhe do rri më shumë sepse do merrem me mbledhjen e fondeve e të tjerat. /tvklan.al