Preç Zogaj: E kam ndihmuar Bashën, por marrëdhënia jonë u thye kur u ngrit çadra


Preç Zogaj: E kam ndihmuar Bashën, por marrëdhënia jonë u thye kur u ngrit çadra

23:40 30/06/2021

Analisti Preç Zogaj pranon publikisht se ka bashkëpunuar me Lulzim Bashën dhe e ka asistuar.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Zogaj u shpreh se ky bashkëpunim u ndërpre në momentin që Lulzim Basha dhe Partia Demokratike vendosën për të ngritur çadrën e protestës në bulevardin përpara Kryeministrisë dhe më pas me djegien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve.

Unë kam një njohje me Bashën. Unë kam punuar pranë tij. Mund ta them sot. Deri në momentin kur u ngrit çadra, kam qenë një nga njerëzit më afër Lulzim Bashës. Shumë e shumë gjëra i ka bërë dhe me asistencën time. Nuk e diskutoj që bashkë me të tjerë po punonim që të shkonte drejt fitores. Te çadra ka marrë një thyerje që e ka vazhduar deri te djegia e mandateve. Unë jamçuditur me atë. Kam patur ndershmërinë që t’ia them ballë për ballë në sy. Ajo është një rrugë pa krye në të cilin hyri”, deklaroi Preç Zogaj. /tvklan.al






Të ngjashme