“Stop” i kthen KEMP-in dhe pagesat e prapambetura të riut me probleme në këmbë


“Stop” i kthen KEMP-in dhe pagesat e prapambetura të riut me probleme në këmbë

21:15 02/07/2021

Ervin Paja ka denoncuar në emisionin “Stop” heqjen e KEMP-it që për të ky është një vendim i padrejtë. Gazetarët e “Stop” kanë ndjekur të gjithë problemin e Pajës dhe pas interesimit në zyrën e punës kanë pyetur dhe në Bashkinë e Gramshit, nëse mund të gjendet një punë për Ervin Pajën, i cili ka probleme me këmbët dhe nuk mund të bëj shumë lloje punësh.

Në bashkinë e Gramshit na thonë, se kanë mungesë infrastrukture dhe nuk kanë një vend pune të përshtatshëm Ervin Pajën dhe kushtet e tij.

“Është cikë e vështirë për punë infrastrukture. Duhet t’i gjesh punën e përshtatshme, që të përshtatet edhe ai. Mos ta çosh në punën, që nuk përshtatet dot edhe nuk e suporton dot. Sepse ai ndoshta mund të kërkojë në njësinë, ku banon vetë, por problemi është, se në njësi nuk ka pozicione të përshtatshme. Në njësi ne kemi inspektorin e tatim-taksave, që duhet të shkojë në terren. Ne në njësi kemi punonjësin e shërbimeve, që duhet të jetë gjithë kohën në terren.

Kemi të ndihmës ekonomike, që duhet të bëjë aplikimet dhe të gjendjes civile. Prandaj të them, që është cikë e vështirë, të paktën për këta, që jetojnë në njësi administrative. E kam shumë të vështirë vetë, që të them, se dakord do e propozojmë, po ku ta propozojmë, që t’ia bëjmë shtesën si vend? Ku ta përshtasim?”, është kjo deklarata e zyrtares së Bashkisë Grmash.

Pasi nga bashkia nuk kishte ndonjë përgjigje pozitive, Ervini iu drejtuar edhe njëherë Komisionit të KEMP-it Epror. Tashmë Ervin Paja do të përfitojë sërish KEMP dhe pagesat e prapambetura./tvklan.al






Të ngjashme