Fatma Methasani tregon se ku e sheh veten pas 10 vitesh


Fatma Methasani tregon se ku e sheh veten pas 10 vitesh

17:21 03/07/2021

Eksperienca e gatimit në natyrë pa asnjë kusht modern në “Aventurat e Alfios”  nga Alfio Rrotani në Tv Klan ishte një përvojë e ndryshme nga daljet e tij të zakonshme për piknik me Fatma Methasanin, që ishte edhe e ftuara e episodit të parë. Pas përfundimit të pjekjes së shishqebapit të shijshëm, ata u ulën për të ngrënë dhe biseduar.

Alfio Rrotani: Si t’u duk kjo eksperienca e gatimit pa asnjë lloj kushti?

Fatma Methasani: Mua më pëlqeu për të vetmen arsye, që ta marrin vesh të gjithë, që përgjithëisht kur Alfio e ndan mendjen të gatuajë në shtëpi, por rrallëherë, ndodh që bëhen shumë enë pa larë dhe për këtë dalje kështu jam shumë e lumtur se nuk kam asnjë enë për të larë në fund të ditës. Maksimumi një vasketë, por shumë qejf, eksperiencë e lezetshme.

Alfio Rrotani: Shumë herë e ndihmoj edhe unë të lajë enët, por nuk e pranon kurrë.

Fatma Methasani: Është e vërtetë. Tani, unë dua të di diçka, unë e di çfarë pyetjesh do të të kisha bërë po të të kisha pasur ndonjëherë në emisionet e mia.

Alfio Rrotani: Çfarë pyetjesh do të më kishe bërë?

Fatma Methasani: Shumë pyetje.

Alfio Rrotani: Të tipit?

Fatma Methasani: Të gjitha pyetjet do të kishin të bënin me mua.

Alfio Rrotani: Para se të njiheshim apo pasi?

Fatma Methasani: Para. Tani ti ke shansin që të më bësh mua një pyetje.

Alfio Rrotani: Të ta bëj një pyetje të bukur? Si e sheh veten për 10 vitet e ardhshme, e zëmë sikur nuk jemi asgjë ne të dy?

Fatma Methasani: Nëse do të ndalesh te pika me një motër për Noah, jo. Nuk e kam menduar ndonjëherë, por që kam përshtypjen se do të jem duke bërë të njëjtën punë që bëj tani. Do ia kem marrë ndopak dorën kuzhinës deri atëherë, dhe me djalin.

Alfio zbuloi në këtë puntatë se terrenin e gatimit do ta vendosë i ftuari, ndërsa ai do të përcaktojë se çfarë do të gatuajnë me teknika të veçanta, ndërsa paralajmëroi edhe disa intervista pikante me ta./tvklan.al






Të ngjashme