Gruaja i vuan prej vitesh nga depresioni, kurimi nuk i jep rezultat
Familja e zotërisë që ka ardhur për të rrëfyer historinë e tij në emisionin “Historia Ime” në Tv Klan është e pamundur për të kryer një jetesë normale.
Problemi i tij kryesor është shëndeti i bashkëshortes pasi ajo e rëndon tejet shumë duke mos qenë e pavarur. Mjekohet prej disa vitesh dhe bën gjilpëra 2 herë në javë që e ndihmojnë të qëndrojë disi në gjendjen e tanishme.
Zotëria rrëfen se ajo nuk bën thuajse asgjë, edhe pse vizitohet nga një psikologe nuk ka ndonjë përmirësim të dukshëm të gjendjes së saj.
Mirela Milori: Zonja është shtruar ndonjëherë në spital në Tiranë?
Zotëria: Jo, në Elbasan ka qenë dy herë, shkoi edhe për kontroll dhe përfitoi sërish kempin.
Mirela Milori: Ke pasur raste të vështira me gruan? Më the që kur erdhi njëherë nga Elbasani, pati sjellje agresive?
Zotëria: Ajo ka patur, por tani është si në gjendje të dalldisur.
Mirela Milori: Po gjatë viteve, ka patur ndonjë moment të vështirë, dhune?
Zotëria: Pa shkuar në Elbasan? Jo, ishte normale.
Mirela Milori: Pas ardhjes nga Elbasani, ti thua që situata e saj është përkeqësuar?
Zotëria: Po, rri, dalldis. Përton të ngrihet, të lajë, të shpëlajë, të marrë pluhurat.
Mirela Milori: E qartë, pra nuk bën asnjë punë në shtëpi, një kafe, të kujdeset për një gatim apo ke merak t’ia lësh asaj?
Zotëria: Edhe gatimin e bën me të shtyrë.
Mirela Milori: E merr për të dalë që të përpiqesh ta nxjerrësh?
Zotëria:E marr, e nxjerr, një herë në javë.
Mirela Milori: E qetëson dalja?
Zotëria: Qetësohet për momentin, pastaj vjen në shtëpi dhe rri prapë njësoj.
Mirela Milori: Komunikon? Flisni të dy?
Zotëria: Shumë, flasim.
Mirela Milori: Çfarë thotë?
Zotëria: Thotë “jemi kështu, duhet të marrim një shtëpi tonën të rrimë, të punojmë bashkë”, po ajo s’punon dot.
Mirela Milori: Ju ka ardhur ndonjë psikolog në shtëpi nga Bashkia ose spitali?
Zotëria: Vjen psikologia e nuses.
Mirela Milori: Sa herë vjen?
Zotëria: Dy herë në muaj.
Mirela Milori: Ka përmirësim të bisedës me të?
Zotëria: Ajo më thotë të mos ia prish terezinë, të sillem mirë me të.
Mirela Milori: Po kur ikën ajo, nusja a është më e qetë?
Zotëria: Ashtu rri sërish.
/tvklan.al