Imami tregon arsyet pse nuk ka qenë aktiv në politikë


Imami tregon arsyet pse nuk ka qenë aktiv në politikë

22:36 09/07/2021

Arben Imami ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” këtë të premte ku tregoi se pse nuk ka qenë shumë aktiv këto vitet e fundit në politikë.

Ai u shpreh se u largua nga skena në vitin 2019 kur PD dogji mandatet. Por një tjetër arsye është edhe fakti që po merret me një projekt personal.

“Unë deri në 2019, e thashë edhe në një takim tjetër, kam qenë shumë aktiv. Pasi PD u tërhoq nga parlamenti kam pasur kujdesin që të mos jem shumë aktiv në mënyrë të qëllimshme dhe për shkak se kam qenë i përfshirë në një projekt pune që është personal dhe që më ka ngrënë shumë kohë, mundim dhe që shpresoj që rezultati të jetë në raport me atë kapital kohe, mundimi njerëzor që kam hedhur. Kam një projekt.

Kam bërë pushim për këto dy arsye. Një, emocional se pse ishte shumë e mbingarkuar situata dhe PD e dobët. Unë këtë e kuptoja shumë mirë. Gjërat i kisha thënë dhe thashë, le ta provojmë, le ta provojmë edhe njëherë”, tha Imami./tvklan.al






Të ngjashme