Prej vitesh jeton në SHBA, Vedat Ademi: Nuk përjashtohet rikthimi në Shqipëri
Jeta në SHBA ka rezultuar e qetë, me më pak impenjime, me mundësi dhe e rehatshme për Vedat Ademin dhe familjen e tij. Megjithatë, sot në studion “Rudina” në Tv Klan ai u shpreh se i mungon energjia e Tiranës dhe aktiviteti i përditshëm, aktivizimi në koncerte për të qenë më pranë publikut. Ai nuk e përjashton mundësinë e një kthimi dhe tregon se e konsideron shpesh.
Rudina Magjistari: Vazhdoni ta mendoni seriozisht mundësinë e një rikthimi përfundimtar në Shqipëri, në Tiranë?
Vedat Ademi: Edhe ka mundësi, patjetër, nuk mund të them me patjetër, por për momentin po presim të pajisemi me pasaportën, më pas gjithçka është për diskutim.
Rudina Magjistari: Është më tepër dëshirë e jotja apo e Dorelës kjo për t’uu kthyer?
Vedat Ademi: Ne i bëjmë planet familjarisht, edhe kur ikëm e diskutuam bashkë, por jemi të dy.
Rudina Magjistari: Edhe fëmijët?
Vedat Ademi: Edhe fëmijët. Djali i madh sidomos.
Rudina Magjistari: Kënaqen kur vijnë këtu?
Vedat Ademi: Më ka pyetur më shumë se 20 herë në aeroplan, “A je i gëzuar?”, ndërkohë që ai kishte fjetur gjumë, unë isha i lodhur dhe i thosha “Po, babi, normalisht që po.
Rudina Magjistari: Na the edhe herën e kaluar në intervistë që djali i madh mezi priste të vinte.
Vedat Ademi: Po, ka aktivitet, ka kushërinj, familjarë, ndihet mirë, i përkëdhelur, i bëhet qejfi nga të gjitha anët./tvklan.al