Ekipi olimpik merr flamurin kombëtar
Kryeministri Rama: Sportistët kanë një përgatitje ndjeshëm më të mirë
Shqipëria do të përfaqësohet me 9 sportistë në Lojërat Olimpike të Tokios. Atletika, peshëngritja, gjimnastika, noti dhe qitja janë disiplinat që do të garojnë atletët kuqezi. Ekipit shqiptar iu dorëzua flamuri kombëtar nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni të veçantë.
“Është një përgatitje ndjeshëm më e mirë se herët e tjera. Mbështetjen ndaj këtyrë sportistëve nuk do ta ndërpresin me mbylljen e Olimpiadës”.
Disa nga sportistët pjesëmarrës synojnë të jenë pjesë e më të mirëve, madje shpresohet edhe në medaljen e parë olimpike për vendin e tonë.
Kjo është hera e nëntë që Shqipëria që përfaqësohet në olimpiadën verore. Lojërat Olimpike të Tokios nisin më 23 Korrik dhe zgjasin deri më 8 Gusht.
Tv Klan