Si e kuptoi nëna që vajza po gënjente dhe po shkonte të takonte të dashurin?
Syndey i tha nënës së saj se ekipi i saj gjimnastikor do të shkonte në një kamp sportiv për fundjavën. Nëna e saj mendoi se kjo ishte një gënjeshtër dhe Sydney do të kalonte fundjavën me të dashurin e saj. Përkundër kësaj, ajo ndihmoi vajzën e saj të paketonte çantën e saj dhe nuk tha asnjë fjalë.
Kur Sydney u kthye nga fundjava e saj, ajo u ankua tek mamaja e saj se kishte harruar të merrte furçën e dhëmbëve. Atëherë nëna e dinte që Sydney po gënjente. Por si?
Përgjigjia:
Mamaja i vendosi furçën e dhëmbëve brenda rrobave të gjimnastikës të Sydney. Nëse ajo do shkonte në një kamp sportiv ajo do i përdorte ato rroba dhe kështu do gjente dhe furçën e dhëmbëve.