Gjykata e Apelit, vendimi për Leka Zogun – (5 Prill 2002)


Gjykata e Apelit, vendimi për Leka Zogun – (5 Prill 2002)

10:39 05/04/2005

Lajme Arkiva – TV Klan 2002

Gjykata e Apelit e vlerëson të drejt dënimin që dha gjykata e shkallës së parë për Leka Zogun. Para se Apeli të jepte vendimin, gjyqtari ka dëgjuar pretendimet e të dyja palëve. Prokurori Ylli Basha tha, se heq dorë nga kërkesa për dënimin me tre vjet heqje lirie, për të pandehurin Leka Zogu dhe kërkoi që të lihej në fuqi, vendimi që dha Gjykata e Tiranës.

Ndërsa avokati Vladimir Gërmenji, kërkoi edhe njëherë pafajësi, për klientin e tij, me arsyetimin se akuza nuk qëndron. Pak minuta pas ndërprerjes së seancës, treshja e gjyqtarëve të Apelit ka shpallur vendimin. Leka Zogu akuzohet si organizator i kryengritjes së armatosur më 3 Korrik të vitit 1997.

Dënimi dy vjet me kusht i tij, do të thotë se nëse Leka Zogu, kryen një vepër penale brenda në Shqipëri brenda dy viteve, që nga dita e vendimit të Gjykatës së Tiranës, atëherë ai do të dënohet për dy akuza. Avokati Vladimir Gërmenj tha, se çështjen do ta dërgojë në gjykatën e lartë nga e cila ai shpreson t’i jepet pafajësia Leka Zogut./tvklan.al






Të ngjashme