Petro Koçi kundër kandidaturës së Nanos për president – (5 Prill 2002)


Petro Koçi kundër kandidaturës së Nanos për president – (5 Prill 2002)

10:47 05/04/2005

Lajme Arkiva – TV Klan 2002

Një pjesë e mbështetësve të kryetarit të PS Fatos Nano, që njëkohësisht kryesojnë dhe lëvizjen për katharsis, janë kundër kandidaturës së zotit Nano për postin e presidentit të republikës. Pakti i fundit politik, i miratuar brenda PS është komentuar dhe si një pazar i mundshëm mes Nanos dhe Metës, por sekretari organizativ në selinë rozë Petro Koçi thotë, se një rast i tillë do të denoncohej menjëherë, pra nuk është i vërtetë. Sipas tij, mos qenia e Nanos president është në të mirë të PS.

Petro Koçi:- “Lidhur me zotin Nano, unë do të gjykoja që, do të ishte në të mirë të PS, që zoti Nano të mbetej kryetar i partisë. Çdo pazar individësh do ta hidhte në erë paktin dhe të gjithë frymën për stabilitet dhe kohezion, sidomos të funksionimit parlamentar të PS. Kështu që, që nga unë i pari, por besoj që dhe shumica e protagonistëve të lëvizjes për katharsis, për qeverisje me dorë të pastër, do ta denonconin çdo lloj pazari individësh”.

Mbështetësit e udhëheqësit socialist, kanë zhvilluar një tjetër mbledhje, për t’u qartësuar në lidhje me paktin dhe fatin e lëvizjes së tyre. Zoti Koçi thotë, se pakti i nënshkruar nuk përbën asnjë pengesë për vazhdimin e lëvizjes për katharsis./tvklan.al

Gazetar – Roland Zili






Të ngjashme