Vëmë bast se nuk i dinit këto përdorime të vajit të arrës së kokosit


Vëmë bast se nuk i dinit këto përdorime të vajit të arrës së kokosit

21:51 27/08/2021

Arra e kokosit, përveçse një frut ekzotik i shijshëm, është i shëndetshëm. Uji dhe qumështi i saj përmbajnë proteina, minerale të rëndësishme dhe ndihmojnë në sëmundjet kardiovaskulare.

Nga ana tjetër, vaji i arrës së kokosit, ka aromë të mirë dhe mund ta përdorni për thuajse çdo gjë. Mund të filloni nga gatimi, te kujdesi i lëkurës dhe flokëve e deri te larja e dhëmbëve.

Gatuani

Vaji i kokosit zëvendëson lehtësisht vajin e lulediellit, të ullirit apo të perimeve. Mund ta përdorni edhe për të lyer tavat e pjekjes, por kini kujdes me sasinë pasi ka yndyrna të ngopura. Kështu që një lugë mjafton. Ekspertët rekomandojnë të mos e përdorni çdo ditë për të shmangur ndërlikime të mundshme, por nuk ka asgjë të keqe nëse nuk e teproni.

Hidhni një pikë në kafenë tuaj

Një sasi e vogël vaj kokosi në filxhanin tuaj të kafesë do iu japë përfitime të paçmueshme për shëndetin: metabolizëm më të mirë, ruajtja e gjendjes së djegies së energjisë dhe lëkurë më të re e të ndritshme. Gjithsesi, është vetëm një pjesë e paketës, pasi filxhani me kafe nuk zëvendëson një mëngjes të mirë.

Lëkura e thatë nuk do të jetë më një problem

Vaji i kokosit në fytyrë bllokon poret, por në trup ka efekt të kundërt. Ai ka veti të përmirësojë pamjen e lëkurës së thatë duke e zbutur atë. Për ata që vuajnë nga ekzema, nuk ka problem nëse vendosni ta përdorni pasi studimet kanë konfirmuar sigurinë e tij. Mund ta përdorni edhe për kutikulat e thonjve.

Mund ta përdorni si shpëlarës për gojën

Kjo metodë quhet “tërheqja nga vaji” dhe është e përdorur gjerësisht nga indianët. Një lugë vaj kokosi i shkrirë mbahet në gojë për 10-20 minuta duke e lëvizur pasi ndihmon për të tërhequr të gjitha bakteret, aromat e këqija dhe shtresat e akumuluara në dhëmbë.

Përdoreni si balsam dhe skrab buzësh

Për buzët e cacra, mjafton pak vaj kokosi, ndërsa për të bërë një skrab mund t’i shtoni një sasi sheqeri kaf. Përzierja mund të përdoret në çfarëdo zone të trupit ku ndjeni se lëkura e vdekur është grumbulluar.

Mbroni flokët nga rrezet e dëmshme të diellit

Vaji i kokosit reziston 30% më shumë nën rrezet e diellit se sa vajrat e tjerë, kështu që nëse e përdorni në formë spraji, është një mbrojtje natyrale për flokët gjatë ditëve të nxehta.

Zëvendëson kremin e zakonshëm të depilimit

Një shtresë e hollë vaji kokosi është e mjaftueshme për të zëvendësuar çfarëdo xheli, kremi apo shkume depilomi. Do të keni më pak të cacra, irritime apo gunga të vogla në lëkurë. Pastrojeni briskun mirë pas depilimit për të mos lejuar shtresëzimin e vajit në të./tvklan.al






Të ngjashme